Dështon mbledhja e Gjiknurit, Salianji: Ky është regjimi që kemi!

Deputeti Ervin Salianji, ka folur për mediat pas dështimit të mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Salianji, e quajti mbledhjen një teatër ndërsa tha mazhoranca ka dy vite që bllokon mbledhjen, e sipas tij, ata e thanë qartë se si do e bëjë Reformën Zgjedhore, dhe “që do përpiqen të blejnë vota për të bërë zgjedhje kushtetuese”.

“Kjo është tallja që bëhet me qytetarët”, tha Salianji, ndërsa shtoi më tej se ky është regjimi që kemi.

“E patë edhe sot një teatër tjetër i pështirë i përfaqësuesve të mazhorancës, pavarësisht se 7 deputetët që kanë marrë me dhunë përfaqësimin në komisionin e Reformës Zgjedhore sot bojkotuan mbledhjen siç kanë bërë për 2 vite me radhë. Kjo është tallja dhe pengmarrja që u kanë bërë përfaqësuesve që kanë dalë me vota të PD-së”, u shpreh Salianji.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: Bashkia vijon të drejtohet nga një hajdut i pashembullt, Erion Veliaj!

Anëtari i kryesisë së PD, Bëlind Këlliçi gjatë fjalës në protestën që u zhvillua përpara …