Komisioni i Reformës Zgjedhore, opozita përzë Gjiknurin nga salla

Deputetët e opozitës bllokuan sërish punimet e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Drejtuesi socialist, Damian Gjiknuri u largua nga salla pas pak minutash.

Kjo për shkak se deputetët e opozitës kishin bllokuar karriget dhe kishin ndezur zhurmues.

“Për çfarë paguhemi, për çfarë vijmë ne këtu”, dëgjohet të thotë Ervin Salianji duke iu drejtuar Damian Gjiknurit.

Pas disa minutave tension, Gjiknuri dhe socialistët u larguan.

Kurse deputetët e grupit ‘Basha’ as nuk kishin marrë mundimin të paraqiteshin në seancë.

Kujtojmë se opozita kërkon gjithëpërfshirje dhe konsensus për reformën zgjedhore. Kjo gjë kërkohet edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

About Redaksia

Check Also

Sa kushtoi fluturimi i fundit i kryeministrit drejt Hagës? Pse qeveria nuk pulikon shpenzimet për udhëtimet e Edi Ramës?

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Kryeministri shqiptar Edi Rama ka udhëtuar …