Komisioni i Reformës Zgjedhore, Bylykbashi: PS të lërë lojën që bën me segmente të vogla!

Oerd Bylykbashi ka reaguar për mediat pas dështimit të mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore. I mandatuar nga 47 deputetë të opozitës për të qenë bashkëkryetar i Reformës zgjedhore, por i papranuar nga mazhoranca, të cilët njohin Enkelejd Alibeajn, Bylykbashi i ka bërë thirrje PS që të ‘lejë lojërat’.

“Tradita e komisionit bipartizan, është ajo që kërkojmë ne në mënyrë konstante, që përbëhet gjysma nga mazhoranca dhe gjysma nga opozita.

Bashkëkryetarët i takojnë partisë më të madhe në mazhorancë dhe opozitë, që është PD. Partia Demokratike dhe opozita ka shprehur vazhdimisht gatishmërinë për të marrë pjesë në mënyrë aktive për të gjetur konsensus për rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Kemi dorëzuar dje në parlament kërkesën e re, 47 deputetë kanë firmosur që komisioni të rikompozohet. Mirëpresim që mazhorancë të lërë lojën që bën me segmente të vogla”, tha Bylykbashi.

About Redaksia

Check Also

Kontrabanda 36 milionë euro me cigaret dhe roli i koordinatorit të Ramës me krimin, Ergys Agasi për të fshirë gjurmët

“BIRN” Paraditen e nxehtë të shtunës, një grua në mesin e të 30-ave afrohet në …