Alimehmeti: Veliaj rrit shpenzimet për veten e tij dhe i ul për qytetarët

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti në protestën e mbajtur nga simpatizantët dhe anëtarët e PD, në Rrugën e Shpresës në kundërshtim me arrestimin politik të liderit të opozitës, Sali Berisha është shprehur se sot Veliaj kishte frikë nga llogaridhënia dhe për këtë arsye bllokoi mbledhjen e këshillit bashkiak.

Alimehmeti është shprehur se Veliaj ka rritur shpenzimet për administratën e tyre, rriti shpenzimet për inceneratorëin dhe ka ulur shpenzimet për arsimin bazë, për rininë, sportin, për shërbimet publike, për mbrojtjen nga zjarri dhe për sistemin e kanalizimeve dhe përmbytjes dhe ne për këto i kemi kërkuar llogari.

“Vijmë sot nga një mbledhje e munguar në Këshillin Bashkiak të Tiranës, kujtojmë që përgjegjësia është esenca e demokracisë, ta kujtojmë këtë fakt se ne po kërkonim përgjegjësi Veliajt.

Ligjin e përdorin si maliq kur kanë qef, ata njerëz sot përjashtuan një anëtar të këshillit i cili ësh zgjedhur me votat e tuaj, Blushin e përjashtuan sepse ai dërgoi një palë pranga dhe kjo i frikëson ata sepse prangat ishin lodër dhe plastike edhe përsëri ai kishte frikë nga ato.

Sot ai prapë mbylli mbledhjen duke larguar edhe ata të tjerët që ai i trembet. Veliaj ka rritur shpenzimet për administratën e tyre, rriti shpenzimet për inceneratorëin dhe ka ulur shpenzimet për arsimin bazë, për rininë, sportin, për shërbimet publike, për mbrojtjen nga zjarri dhe për sistemin e kanalizimeve dhe përmbytjes dhe ne për këto i kemi kërkuar llogari”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Blushi: Po të kishte drejtësi, Erion Veliaj do të ishte në burg!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi gjatë fjalës së tij në protestën …