10 pikat që tregojnë implikimin e Veliajt te afera e inceneratorit të Tiranës

Gazetarja Ola Xama, duke folur në MCN TV, listoi 10 pika që sipas saj tregojnë implikimin kryebashkiakut Erion Veliaj në aferën e inceneratorit të Tiranës.

Një prej pikave është sjellja e Veliajt si pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, ku kryebashkiaku dërgon emaile që të përjashtohet nga tarifa e depozitimit të dherave kompania që po ndërton kullën “Eye of Tirana” dhe merret me mbetjet pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Po ashtu, disa prej pikave ishin dhe zotimet e Veliaj për këtë incenerator, ku mori përsipër financimi për të gjitha bashkitë e qarkut të Tiranës kur ai nuk e ka kompetencë

“Meqenëse pyete se cilat janë implikimet e Veliajt, kam shkurt 10 pika. Veliaj publikisht thotë Tirana është më e pastër dhe mbron publikisht inceneratorin e Tiranës, njësoj siç e ka mbrojtur edhe Ahmetaj para ca kohëve, kur në fakt atje nuk ka incenerator, dhe Tirana nuk është më e pastër, Tirana po shkon sërish sot në emergjencë mjedisore dhe janë paguar 73 milionë euro vetëm për inceneratorin e Tiranës, para publike, pa llogaritur ato që kanë paguar ndërtuesit dhe bashkia s’ka marrë asnjë masë qoftë për ta penalizuar kontaktorin.

Nga dokumentet që kanë dalë në media dhe denoncimet e partive politike që kanë qenë aktive te çështja e inceneratorëve, thonë shkresat ku Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i ka dërguar Bashkisë së Tiranës, që të lutem sill përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës te njësia e monitorimit të projektit, kjo njësi është përgjegjëse se si ecën kontrata, bëhet inceneratori ose jo dhe Bashkia e Tiranës ka mosvepruar duke mos i dërguar. Pjesa tjetër, pse u ra dakord për incenerim kur nevoja për incenerim nuk është fare. Pse përgjegjës janë Taulant Tushe me Namik Simixhiun?! Kanë shprehur vullnetin e tyre ata në komision apo vullnetin e Bashkisë së Tiranës që ka vendimmarrjen te koka lartë. Pse u mor përsipër financimi nga Veliaj, ku s’i kishte paratë?! Pse u mor përsipër financimi për të gjitha bashkitë e qarkut të Tiranës kur ai nuk e ka kompetencën? Pse u anashkalua miratimi i fondeve nga Këshilli Bashkiak?

Po ashtu në dosje del që kompania ligjore e cila këshillonte Klodian Zoton për marrjen e kontratës së inceneratorit të Tiranës ishte kompania ‘Tashko Pustina’, ku punon, në mos punonte, bashkëshortja e Veliajt. Janë gjetur edhe email-e se si Taulant Tushe ndihmon Klodian Zoton dhe bisedon me të mbi skemën e financimit. Këto emaile nuk i shohim te vendimi i masës së sigurisë, e cila mund të ishte një provë rënduese para gjykatës për z.Tushe. Ajo që tha një ditë më parë ish-zv.kryeministri, sjellja e Erion Veliajt si pronar faktik i inceneratorit të Tiranës, ku dërgon emaile që të përjashtohet nga tarifa e depozitimit të dherave kompania që po ndërton kullën “Eye of Tirana” dhe mbetjet pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Këto ishin ato 10 pikat që unë kam nxjerrë për implikimin.

SPAK-u më shumë se hetim të procedurës duhet të ndjekë paranë, jo te pllakat, te milionat e eurove. Te këta të kompanive fiktive kush ka firmosur që të derdhet Cash-i, merr atë administratorin, nuk e pashë këtë pyetje te dosja. Kjo nuk është mbrojtje, është kod mafioz, që o të gjithë bashkë, ose nuk bëhem kokë turku”, deklaroi gazetarja Ola Xama, duke iu referuar në fund, deklaratës së djeshme të Arben Ahmetajt.

About Redaksia

Check Also

Popullorët Europë nuk pranojnë farsën e 11 majit: Zgjedhjet, jo të drejta, Partia në pushtet të përgjigjet

Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë të Partive Popullore Europiane (PPE), z. Patrick Voller, deklaroi se …