Relativizimi – si anestezi për qytetarët!

Nga Iva V.GRILLO

Ka nje perpjekje te qarte per ta relativizuar apo per ta kthyer ne diçka “pa vlere” intervisten e mbremshme te ish zv kryeministrit shqiptar.

Keto perpjekje fillojne nga disa figura publike qe e dine mire se çfare bejne, por edhe nga te tjere te cilet ndoshta per çeshtje naiviteti merren me shume me fasaden sesa me permbajtjen e deklarimeve serioze qe u bene mbreme ne interviste.

Me pas keto perpjekje vazhdojne me shurdherine uleritese te shumices se mediave te cilat sot e kane mbushur rrjetin me lajme nga Kenia…por edhe me aspirante te rinj politike qe mjaftohen me thirrje te tipit: “mos i gezofsh leket e popullit”…

Per ata qe vertete kane dashur ti kene “syte ne balle” mbreme, lajm nuk perben me karakteri, korrupsioni e apo defektet e ish zv kryeministrit, te cilat duhet thene nuk jane te pakta…por ajo se çfare tha ai per metodat qeverisese mafioze te dekades se fundit dhe specifikisht per aferen e inceneratoreve.

Ne fakt intervista e mbremshme eshte nje bombe e vertete e cila do te kishte krijuar nje amulli te madhe ne çdo vend tjeter ku do te jepeshin qofte dhe 1/10 e informacioneve, akuzave apo edhe indicieve qe u dhane dje.

Eshte nje interviste, e cila e dhene nga nje nga funksionaret me te fuqishem e te mirenformuar ne dekaden e fundit, ka nje rendesi te jashtezakonshme sepse permend emra konkrete te kupoles se korruptuar shteterore dhe mbi te gjitha pohon ekzistencen e praktikave korruptive e mafioze me te cilat drejtohet shteti shqiptar.

Ne te njejten kohe ka rikonfirmuar plotesisht vertetesine e kauzave opozitare te cilat jo rralle perbalten dhe relativizohen nga propaganda e pafré e pushtetit.

Prandaj, relativizimi i intervistes se mbremshme, me apo pa dashje, çon uje vetem ne normalizimin e metodave kriminale me te cilat drejtohet shteti shqiptar dhe shton dozen e anestezise qe i injektohet perdite qytetareve shqiptare.

About Redaksia

Check Also

PS feston përvjetorin

Nga Lutfi DERVISHI PS-ja gjithnjë e më e madhe, Shqipëria gjithnjë e më e vogël. PS-ja …