Rama ka burgosur liderin e opozitës, nuk do e lëmë të marrë peng demokracinë

Deputetet demokrate Lindita Metaliaj dhe Elda Hoti duke folur në protestën qytetare janë shprehur se, Rama kërkon të marrë peng vendin.

Deputetet thanë se nuk do të lejojnë që të merret peng demokracia dhe vota e lirë.

“Ju jemi realisht mirënjohës për qëndresën tuaj, sakrificën tuaj. Kjo është PD-ja, jeni ju njerëzit e lirë, ju qëndrestarët.

Edi Rama na ka mbyllur dyert e parlamentit. Ai është parlament i krimit.

Ai institucion nuk mund të quhet më parlament. Duhej të ishte tempulli i demokracisë dhe i fjalës së lirë, por sot është shndërruar në noter të aferave kriminale të Edi Ramës.

Edi Rama është tradhtar i kombit, i shqiptarëve.

Ne nuk bëjmë hap pas. O sot o kurrë.

Edi Rama me prokurorinë politike ka arrestuar Sali Berishën, liderin, kryetarin tonë ndaj ne nuk do të ndalemi deri në largimin e tij”, tha Lindita Metaliaj duke folur në protestën qytetare.

About Redaksia

Check Also

Plarent Ndreca në SPAK: Nuk më thirrën pse takova Veliajn, por për një çështje në hetim

Deputeti i PS, Plarent Ndreca është thirrur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), …