Salianji: Rama kreu i bandës mafioze që po vjedh çdo cep të Shqipërisë, do ta largojmë të gjithë bashkë

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka theksuar se Edi Rama është kreu i bandës mafioze sipas dëshmisë së ish-numrit 2 të qeverisë, Arben Ahmetaj. Salianji tha se Rama po vjedh përditë çdo cep të Shqipërisë por qytetarët dhe opozita e bashkuar do ta largojë nga qeveria.

“Të nderuar demokrate dhe demokratë, të nderuar qytetarë të nderuar miq. Me shumë prej jush takohemi pas një farë kohe dhe gjithë kohën që ka mbetur duhet ta shfrytëzojmë duke u përballur me Edi Ramën duke u përballur me qeverinë, duke lënë pas gjithçka që kemi pasur për njëri tjetrin. Kjo protestë dhe çdo sakrificë e juaja në këto vite po bën që mijëra të tjerë që ndjekin nga banesat dhe shtëpitë e tyre të na bashkohem me zemrat e tyre të jenë sot bashkë me ju dhe me ne të jenë kundër qeverisë së Edi Ramës.

Të nderuar miq ju e patë sot si Edi Rama u detyrua të bllokojë deputetët e opozitës për të hyrë në parlament sepse nuk kishte se çfarë të thoshte kur njëri prej njerëzve më të afërt të tij, numri 2 i qeverisë Arben Ahmetaj tha se kreu i bandës mafioze në këtë vend është Edi Rama.

E dëgjuat me zë dhe me figurë se si numri 2 i qeverisë tha se ne kemi vjedhur dhe pasi vjedhim dhe shkatërrojmë Shqipërinë dhe zihemi me njëri tjetrin dhe kur na prishen pazaret Edi Rama na vërsul drejtësinë. E kemi thënë këtë gjë gjithë kohës.

Gjatë gjithë kohës kemi thënë se Edi Rama i ka nënshtruar të gjitha institucionet për ti përdorur për qëllimet e tij personale, e kishte dhe opozitën deri para pak kohësh, nuk ka për ta pasur më dhe nuk kemi për ta lejuar të ketë një opozitë të komanduar.

Ndërkohë që Edi Rama përpiqet të hedhë shashkat e luftës së brendshme në opozitë, vidhet çdo ditë në këtë vend. Të gjithë bashkëpunëtorët e Edi Ramës kanë përfunduar burgjeve dhe jo siç thonë ata si pasojë e drejtësisë në këtë vend por kanë përfunduar si luftë e Edi Ramës në momentin që nuk ju duhet.

A duhet që Edi Rama ky njeri i ‘kulluar’ mjafton për bashkëpunëtorët e vetë që ka zgjedhur dhe jo vetëm që është zhytur në krim dhe korrupsion të dorëhiqet, po apo jo?

Ndërkohë që Rama bllokon me gardë parlamentin sikur të jetë një gazermë në çdo cep të Shqipërisë vidhet.

A po vidhet nga jugu në veri?

Nëse PD i niste rrugët si Rruga e Arbërit p.sh. me 80 milionë, 380 milionë e çon ky dhe nuk e përfundon. A është arsye që të ikë Rama apo jo?

Nëse PD e bënte Rrugën e Kombit me taksat e qytetarëve Edi Rama e jep me koncesion 1.3 miliard, a duhet të ikë apo jo?

Nëse PD me taksa të ulëta i rriste rrogat dhe pensionet, Edi Rama duke vjedhur qytetarët, duke rritur taksat për profesionistë dhe të vetëpunësuarit i vjedh ato duke i çuar në xhepat e oligarkët duke ngrënë qofte dhe duke ndarë det tokë dhe ajer. A duhet të largohet apo jo?

Sa më shumë shtojnë ata represionin dhe përjashtimin e deputetëve aq më shumë shtohen qytetarët në shesh, mijëra jemi sot më shumë do të jemi herë të tjera.

Sa më shumë shtohen hallet e qytetarëve aq më shumë shtojnë ata milionat dhe vilat, sa më shumë rrisin taksat aq më shumë rrisin vjedhjet, por ne të gjithë sëbashku do ta ndalojmë dhe do të jemi të gjithë bashkë. Rama ik”, tha Salianji.

About Redaksia

Check Also

Berisha publikon të dhënat: Ja sa herë e ka kaluar kufirin Olsi Rama me makinën e drogës!

Kreu i opozitës, Sali Berisha në fjalën e tij para mbështetësve në tubimin në “Rrugën …