Lindita Nikolla vegël qorre dhe instrument i pështirë në duart e Edi Ramës

Nga Petrit VASILI

Nikolla e Ramës dhe Garda do përgjigjen penalisht për veprimet tyre kriminale ndaj deputetëve!

Lindita Nikolla si vegël qorre dhe instrument i pështirë në duart e Edi Ramës ka konsumuar të gjitha elementet e veprës penale.

Kuvendi i Shqipërisë drejtohet de jure nga Nikolla, por de facto nga Garda.

Nikolla ka lejuar Gardën e Republikës të dhunojë e pengojë deputetët e opozitës që të hyjnë në sallën e Kuvendit pa asnjë shkak duke i bërë atentat Kushtetutës, Rregullores dhe ligjit.

Zonjat deputete të opozitës janë dhunuar nga Garda.

Garda në dhunim të plotë të ligjit ka penguar me forcë hyrjen e deputetëve në sallën e Kuvendit dhe po ashtu është bërë me urdhër të Nikollës pjesë e përhershme e sallës së seancës plenare.

Sjellja kafshërore e Gardës është në sytë e të gjithë shqiptarëve, kjo sjellje është në shkelje të ligjit dhe Garda do të përgjigjet penalisht dhe individualisht për veprimet kriminale te saj.

Për herë të parë në historinë e pluralizmit dje është konsumuar nje grusht i vërtetë shteti.

Nikolla me debilitetin e saj të njohur guxoi të hapë seancën ndërsa deputetet e opozitës pengoheshin me dhunë nga Garda që të hynin në seance.

Kjo Kryetare Kuvendi mashë e neveritshme në duart e Edi Ramës ka vonuar hapjen e seancave kur grupi parlamentar i Rilindjes bënte mbledhje në sallën e Kuvendit kurse dje nuk i priste puna dhe filloi seancën.

Nikolla dhe Garda do të vihen përpara drejtësisë për shkeljet e tyre shumë të rënda penale dhe kjo kafshëri politike do të marrë fund.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …