Me letrën e hapun ça t’bajm Benet?

Nga Ted KOPLIKU

Un s’kisha dyshim që do ishte një erjonveli i vogël në qytetin që padronët tij e kanë kthy jo ma shumë se kryeqendër të krapit. Faqja e Bashkisë asht kthy në nji faqe kompanish pastrimi që lajmëron zyrtarish kur krasiten pemët, treten dy qese plena apo kur kalojnë fshesat se do çojnë pluhun. U harrun ata projektet kolosale që do transformonin Shkodrën në sarajet e veriut të sulltanit.

Shkodra, pavarsisht asaj që thuhet, ka administratën ma te madhe të majtë, prej 11 vitesh. Drejtoritë ma të mdhaja janë ata të shtetit. Spitali, tatimet, hipoteka e të tjera drejtori, kanë të punësuar ku e ku ma shumë se Bashkia. Megjithatë, nënshtrimi duhet të jetë total! Shkarkimi për riorganizim të administratës asht klasik. Edhe nji hambar ma shumë për patronazhistë lokal në vend të qindra kryefamiljarve të shkarkuar.

Ça duhet me ba me at letrën e hapun që i dërgoshe këtyre që pushove Benet? Në 9 muj nga letra e rrethimit, i dhe jetë asaj për të cilën je dërgu n’Shkodër. Dritat u fikën, qepabo-stivalet mbarunen, tash dorzoni edhe çilsat! Personalisht nuk gzohem për ata që e kan besu sharlatanin e rradhës. Shumica nuk e votuan. Disa u shiten per favore personale, të tjerët u terrorizun nga bandat.

Pavarsisht se dritat e pemës i ndezte me femijë dhe me buzqeshje ëngjëllore, Beneti do përfaqsojë ata që e sollën n’pushtet: ata që trembin e që blejn. Jeni njesoj kur perfaqsoni Organizaten, atë prej të cilës Ahmetaj doli e ti hyre. Na u shitshe për i djathtë, vizionar e apolitik. Organizata ka rregulla!

About Redaksia

Check Also

Zbehja e heshtur, por e shpejtë e euforisë së kullave

Nga Klodian TOMORRI Historia e ekonomisë botërore është e mbushur plot me episode të dokumentuara të …