Zhegu i gjatë…

Nga Ted KOPLIKU

Në fillim të viteve 2000 mbaj mend që mezi pritshim me shokët e lagjes kur kishte protesta në Shkodër. Fmi familjesh të majta e të djathta, akoma pa mbush 18 vjeç, shkoshim pa na than kush, se e dishim qe diça s’shkote. Gjysa e masdites ishte pa drita, rruga për në shkollë kishte ma shumë gropa se asfalt dhe përveç ksaj, ishte shpirti rebel që, kush ma pak e kush ma shumë, e kishte prej moshës. Kur nuk kishte protesta apo vizita të Nanos e Metës për me i pengu rrugën, delshim në kodrat e Tepes ose te fusha e Bushatlive.

Jetoshim me pak fjalë moshën, por edhe situatën. Me ja tregu adoleshentave sot (nqs s’e ka kryt n’TikTok) kjo i duket absurde.

Ishte koha kur ndizej gjeneratori me pa seancat parlamentare ose telenovelat spanjolle(meksikane). Në protestë delshin nga kriminelët e 97’ deri te profesorat e universitetit. Nga ne fmitë te t’moshumt me shkop.

Parakaloshim. Nuk rrzoshim qeverin, por tregoshim si qytet që s’jena dakort me poshtrimin. T’pakten kshtu ka mbet n’kujtimet e mija.

Nuk mbaj mend t’flitej a na frymzon kryetari i grupseksionit apo t’kishim buzt e holla për ata që delshin në protestë. Të gjithë sillnin hallet e tyne, nga dritat e uji, te varfnia e papunsia: « Qeveria e krimit! »

Qyteti kishte dinjitet.

Sot reagimi qytetar zero. Bandat na vendosin mbi kry drejtuesit, nga ordinerët e zyrave tek krye menaxherët, 180 familje kanë një të papune ma shumë në shpi dhe përveç rinis, Shkodrës po i ik tan pesha që ka pas (si ja ka nis edhe Universiteti shum shpejt), e megjithatë, Shkodra tashma nuk flen veç n’zheg.

About Redaksia

Check Also

I hurit e i litarit…

Nga Iva V.GRILLO Kushdo që mund të ketë pasur ndonjë dilemë mbi llojin e personazhit …