Alimehmeti: Ndotja në Tiranë 18 herë më e lartë se shifra e pranuar nga OBSH

Mjeku Ilir Alimehmeti, në një deklaratë e këshilltarëve të opozitës për mediat, ka theksuar ndotjen e lartë në ajrin e kryeqytetit dhe dëmet që një gjë e tillë sjell në shëndetin e qytetarëve.

Ai u shpreh se ndotja është 18 herë më e lartë se norma e pranuar nga OBSH, ndërkohë që theksoi se si pasojë e saj qytetarët kanë probleme kardiovaskulare, probleme respiratorë si dhe një ndikim të lartë ka edhe në rritjen e numrit të fëmijëve me autizëm.

“Ndotja me grimca shumë të imëta, PM 2.5, është18 fish më shumë se norma e lejuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Shkakton probleme kardiovaskulatem dhe respiratorë, po ashtu lidhet edhe me problemet e autizmit.

Rrisku rritet me 64 përqind nëse një fëmijë ekspozohet në 10 mikrogram për metër kub. Ne jemi 33-93 mikrogram për metër kub”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …