Një nga muajt me rezultatet më të dobët për qytetin e Vlorës dhe Portin Detar rezulton të jetë muaji Janar. Ndërsa shifrat që deklaron Ministria e Turizmit janë qindra mijëra turistë (pa përfshirë këtu vendasit).
Shërbimet Portuale të Vlorës thonë se ky muaj është ndër më të dobtit në historinë e Portit.
Vetëm 2188 pasagjerë kanë hyrë nga Porti i Vlorës në Shqipëri për 31 ditë kalendarike të muajit Janar.
2188 pasagjerë ku pjesa më e madhe janë shtetas Shqiptar të cilët udhëtojnë kryesisht për punë. Ndërsa turistë është vetëm 15% e tyre.
Ndryshe janë shifrat për daljet nga Shqipëria, për Janarin porti i Vlorës ka përpunuar rreth 4961 pasagjerë në dalje.
Më shumë se dyfishi i hyrjeve.
Teksa situata në portin e Vlorës po përkeqësohet dita ditës…..
Nga kalojnë këta miliona turistët që vijnë?