Boçi: Basha nuk është opozitar, ai është vetëpërjashtuar nga opozita

Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka folur ditën e sotme në emisionin “ngA Kalaja” mbi protestën kombëtare të 20 shkurtit.

Gjatë intervistës, ai foli edhe për pjesëmarrjen e Lulzim Bashës, duke theksuar se nuk ka marrë ftesë, për aq kohë sa ai është i vetëpërjashtuar nga opozita.

“Ne nuk e ftojmë Lulzim Bashën. Ai nuk është opozitar dhe ne s’kemi ftesë për të. Ne nuk jemi ulur në tryezën opozitare. Ai është vetëpërjashtuar.

Basha e ka thënë që nuk është pjesë e opozitës, s’e ka thënë me ligjeratë të drejtë, por me veprimet e tij. Çfarë t’i themi ne Bashës, të braktisë Ramën e të vijë me ne?”, është shprehur Boçi.

About Redaksia

Check Also

Pse Kushner u largua nga Beogradi?/ I la Alabarin e “Ramës”

Në Serbi vazhdojnë pafundësisht polemikat rreth ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm, pasi kompania e Jared Kushner (dhëndërr i Presidentit …