Berisha: 5 drejtorët e Veliajt po nxjerrin jashtë valixhet me eurot e vjedhura! SKAP-i pret ryshfetin që t’i amnistojë

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, 5 drejtorët e Veliajt po nxjerrin jashtë valixhet me eurot e vjedhura! Berisha tha se, Skapi pret ryshfetin që t’i amnistojë.
“Të dashur miq, këto ditë 5 drejtorët e Erion Veliajt, të lidhur si mishi me thoin me familjarët e tij të afërt, janë gjetur se mbushin valixhet me euro dhe nga Podgorica fluturonin në të katër anët me avionët në dispozicion me paratë e vjedhura, taksa të qytetarëve të Bashkisë së Tiranës.
Skapi pret ndonjë ryshfet më të majmë që t’i amnistojë edhe ata, siç ka amnistuar Edi Ramën, siç ka amnistuar Erion Veliajn.
Ndaj 20 shkurti është dita e ditëve, dita e drejtësisë, dita e të vërtetës, dita e fitores!
Asgjë nuk mund të na shmangë ne, asgjë nuk do na pengojë ne pa rivendosur pluralizmin, votën e lirë, pa shpëtuar Shqipërinë nga regjimi i narkomafies.
Edhe njëherë, shqiptarë dhe shqiptare kudo që jeni, më shumë se kurrë Shqipëria sot pret nga ju.
Më shumë se kurrë ajo sot është në duart tuaja.
Më shumë se kurrë duhet të ngrihemi në 20 shkurt, t’i presim biletën regjimit më të urryer që shqiptarët kanë njohur pas diktaturës së Enver Hoxhës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …