Censura, Blinken nuk lejohet të pyetet për aferën Rama-McGonigal

Censura ishte kryefjala e konferencës për shtyp mes Ramës dhe Blinken. Vetëm katër pyetje të lejuara, prej të cilave dy media amerikane të afërta me qeverinë atje dhe dy media në Shqipëri në shërbim të plotë të regjimit. Pyetjet e dy mediave shqiptare të porositura direkt nga Fuga i Ramës, ky synohej të goditej Kosova dhe opozita në Shqipëri.
Censurë e plotë ndaj gazetarëve që nuk janë të regjimit. Nuk u lejua asnjë pyetje për korruptimin e shefit të kundërzbulimit të FBI, McGonigal nga Rama sepse nëse bëhej një pyetje e tillë do të eklipsonte të githë vizitën e sajuar të Blinken në Shqipëri.

About Krye Redaktor

Check Also

Kush e porositi fluturimin mbi centralin atomik dhe pse policia e fshehu për 3 ditë arrestimin e Beqirit

Policia shqiptare reagoi vetëm mbrëmë për arrestimin e Ermal Beqirit, pasi mediat franceze raportuan se ai …