Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, ne e kundërshtuam projektet e kryemafiozit Soros për ndarjen e Kosovës dhe “Ballkanin e Hapur”. Berisha tha se, e vërteta është se ato mbështeteshin nga kryemafiozi Xhorxh Soros dhe i biri i tij, i cili firmoste me OSF-në e tij në Beograd, hartat e ndarjes së Kosovës.
“Por Kosova, gjatë këtyre 10 viteve përsëri ra midis dy zjarreve, Beogradit ultranacionalizmit të serbomadhit Vuçiç, që duhej ta kishte vendin në Hagë si autor gjenocidesh në Bosnje dhe Kosovë dhe argatit të tij të shitur, Edi Rama, Pashiqit të Tiranës.
Me largimin e PD nga pushteti, filluan pazaret për ndarjen e Kosovës sipas variantit serb, midis Aleksandër Vuçiçit dhe vasalit të tij, argatit të tij, Edi Rama.
Ju e dini, PD i kundërshtoi ato në mënyrën më të fuqishme.
Këto pazare mbështeteshin fuqishëm nga Sergei Lavrov dhe cari Putin.
Por e vërteta është se ato mbështeteshin nga kryemafiozi Xhorxh Soros dhe i biri i tij, i cili firmoste me OSF-në e tij në Beograd, hartat e ndarjes së Kosovës.
Ne qëndruam, nuk është se ne nuk dinim, nuk është se unë nuk dija se cila është fuqia e perandorisë të multimiliarderit, superspekulantit të planetit, Xhorxh Soros.
Por për mua, interesi kombëtar ishte mbi të gjitha.
Miqtë e mi, sot ne, demokrate e dëmokratë, kauzat e drejta duhet të mbrohen me çdo sakrificë, kauzat e drejta nuk duhet kurrë të humbasin.
Demokrate e demokratë, 20 shkurti është dita e kauzave të drejta të kombit shqiptar, ndaj dhe ftoj shqiptarët të bashkohen me 20 shkurt për triumfin e dinjitetit, qenies, identitetit, të lirive, të ardhmes së shqiptarëve.
Krenarë demokrate dhe demokratë, se pasi dështuan me ndarjen dhe copëtimin e Kosovës, serbomadhi Vuçiç dhe Pashiqi i Tiranës, zgjodhën projektin e Jugosllavisë së re.
Donin të kthenin Shqipërinë në shtojcë të Serbisë. Dolën me projektin e Ballkanit të Hapur, për t’iu kundërvënë me çdo mënyrë inicativës së Berlinit.
Ky projekt antishqiptar, që ndizte sherre dhe konflikte, kishte vetëm një qëllim, hegjemoninë serbo-ruse në rajon, eliminimin e Kosovës në rajon.
Ky projekt mbështetej fuqimisht jo vetëm nga Sergej Lavrov, që shprehej haptas se jam kundër Ballkanit të Mbyllur të Brukselit dhe jam për Ballkanin e Hapur të Vuçiçit dhe Edvinit, por kishte firmën dhe bekimin e Aleksit dhe Xhorxh Sorosit, të cilët do ishin të pranishëm në çdo samit, paçka se në ligjin ndërkombëtar nuk përfaqësojnë asnjë vend, asnjë komb, asnjë organizatë.
E kundërshtuam, ju u mblodhët dhe protestuat në sheshet e Tiranës kundër tij, nder paçi gjithmonë. Mbrojtët të vërtetat e mëdha.
Demokrate dhe demokratë, keni qenë dhe jeni misionarë të kauzave të mëdha”, tha Berisha.
