Pas publikimit të videos nga Berisha, arrestoher kreu i PS që dhunoi rojën e shkollës

Pas publikimit të videos nga kryetari i PD, Sali Berisha dhe pas reagimit të opozitës, policia e Elbasanit ka vënë në pranga 40-vjeçarin Durim Koçi, kryetar i PS në një prej njësive të këtij qyteti, i cili dhunoi nrojën e shkollës “Qamil Guranjaku” në Elbasan. Urdhri është lëshuar nga prokuroria e këtij qyteti.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Elbasan ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Elbasanit, për ndalimin e shtetasit në kërkim D. K., 40 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi më datë 14.02.2024, për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 70-vjeçar, rojë në një shkolle 9-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 20 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Dhunimi i banesës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. T., 45 vjeçe, pasi dyshohet se ka regjistruar me video një 42-vjeçare, pa pëlqimin e saj.

Pasditen e djeshme, në fshatin Orenjë, Librazhd, dyshohet se për shkak të amortizimit të rrjetit elektrik, ka rënë zjarr në kasollen e bagëtive të shtetases Sh. T., 54 vjeçe. Si pasojë janë dëmtuar 20 bagëti të imta që ndodheshin brenda në kasolle“, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i fortë i Papa Leone: Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin e padrejtë të urisë si armë lufte

Mesazhi i fortë i Papa Lone XIV në rrjetet sociale Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin …