Pedagogu: Rilinjda i ka rrënjët te serbët, Rama jo rastësisht është vëlla me Vuçiç

Pedagogu Behar Gjoka, pjesëmarrës në tubimin poshtë shtëpisë së liderit të opozitës, Sali Berisha teksa mbajti fjalën e tij u shpreh se që rilinjda e PS i ka rrënjët në 8 nëntorin e ‘41 në atë parti të Miladin Popoviç.

“Të vish në këtë rrugë ku projektohet e nesërmja, ku projektohet e sotmja, më shumë se sa detyrim është një kënaqësi që provon se shpirti i shqiptarëve është ende gjallë dhe nuk do lejnë askënd që ta prishë perspektivën.

Nuk e di, këta mbrapshtitë i mbulojnë me mbrapështi.

Ishte një mbrapështi tjetër, ishte lajmi që na dha Piranja, me tmerrin dhe makabritetitn e pafytyrësinë, e babëzinë edhe me të vdekurit.

Është e tmerrshme dhe nuk  e di çfarë ka mbetur tjetër për tu bërë që këta të kuptojnë që janë pjesa më shkatërrimtare e jetës së shqiptarëve dhe e perspektivës.

Të dashur pjesëmarrës, unë me ju doja të ndaja gjëra që kanë një adresë të të menduarit .

Më bën përshtypje fakti që shumë nga tv dhe opinionistët shpesh, me guxim dhe me krenari thonë, se PD i ka ardhur moment i shurjes.

Çfarë do thotë kjo?

Partia që solli pluralizimin? Partia që solli demokracinë?  Duke harruar që Rilinjda e PS i ka rrënjët në 8 nëntorin e ’41 në atë parti të Miladin Popoviç.

Mos harroni , Rama jo rastësisht është vëlla me Vuçiç dhe ‘Open Ballkan’ iher vdes, iher ngjallet,  dhe s’merret vesh se çfarë ndodh”, u shpreh Gjoka.

About Redaksia

Check Also

Drejton aksionin e IKMT në Theth, gazetari: Fatmir Metaj, i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit

Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se Fatmir Metaj, i cili po drejton aksionin e IKMT-së …