Kreu i regjimit Rama deklaroi nga Lushnja se cikli qeverisës është ende i pambyllur, ndaj për këtë duhet bërë ç’mos që siç u shpreh ai “të arrijmë objektivat strategjik të vizionit të Shqipërisë 2030”.
Kreu i PS beson se nuk ka qendër voti mi në Shqipëri që socialistët nuk mund të fitojnë, por thekson se “kemi një potencial shumë më të madh se sa rezultatet, qoftë në aspektin e fushave të zhvillimit të vendit”, si në ekonomi apo edhe në drejtësi.
“Unë kam besuar qysh kur kam filluar ta njoh nga brenda Partinë Socialiste dhe ta shkel të gjithë territorin dhe të shoh hap pas hapi dhe rezultatet, që nuk ka asnjë qendër votimi në Republikën e Shqipërisë që Partia Socialist nuk fiton dot, nuk ekziston”, tha Rama.