Berisha: Berberi u arrestua vetëm për të fshehur miliardat e vjedhura nga Rama, Balluku e Gjiknuri

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar nuk la pa përmendur edhe arrestimin e Evis Berberit nga SPAK. Berisha tha se, arrestimi i drejtorit të ARRSH-së, u bë për të për të fshehur miliardat e vjedhura në rrugë nga Edi Rama, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri dhe suita e tyre.

“Miqtë e mi, sot Edi Rama urdhëroi Damanin e tij për të arrestuar drejtorin e rrugëve, Berberi.

Po ku qëndron poshtërsia e këtij akti?

Berberi u arrestua vetëm për të fshehur miliardat e vjedhura në rrugë nga Edi Rama, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri dhe suita e tyre.

Sot u njoftua se Berberi kishte blerë një kompani kaq dhe e shiti 1 milion e 700 mijë euro, e bleu prapë, etj.

Të gjitha pa diskutim, vepër penale. Por kjo vepër panele është identike me akuzën që i bëjnë Beqës për restorantin.

Miqtë e mi, këto janë akte makabër, këto janë tallje, janë përçmime dhe poshtërime për shqiptarët.

Berberi arrestohet për një vjedhje të sigurt prej 1.7 milion.

Por, ata që kanë vjedhur 80-90 përqind të fondit prej rreth 9 miliardë euro të shpenzuara në rrugë dhe sheshe, ata janë me jahte, me konto bankare, Edi Rama, Erion Veliaj, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri etj me radhë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …