Grabitet një argjendari në Tiranë

Një argjendari është grabitur gjatë natës te “Rruga e Dibrës” në kryeqytet. Argjendari quhet Gold&Gold, dhe sipas burimeve autori ka marrë sende me vlerë, të cilat kapin shumën 1 milionë lekë të vjetra (10 milionë lekë të reja).

Nga raportimet e deritanishme thuhet se është vetëm një autor qe ka marr pjesë në vjedhje, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Mësohet se hajduti ka mundur të hyjë në argjendari nga pjesa e sipërme e tarracës, ka krijuar një vrimë dhe ka depërtuar brenda.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa janë mbledhur edhe pamjet e kamerave të sigurisë dhe po analizohen.

Njoftimi i policisë

Më datë 14.03.2024, në Rrugën e Dibrës, gjatë natës, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur disa aksesorë floriri, në argjendarinë e shtetases S. K. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

About Redaksia

Check Also

Sigurim në kohë sfidash: Rrëfimi i sukseseve të SIGAL Kosovës

Në tetorin e vitit 2003, Kosova ishte një treg i ri dhe sfidues, katër vjet …