Lufta në PS, arrestimi i Berberit të Ballukut, hakmarrje e Veliajt për arrestimin e Tushës

“RD”

Prokuroria e Posacme Kunder Korrupsionit SPAK ka arrestuar sot Drejtorin e rrugëve Ervis Berberi. Berberi u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ku zendesoi në këtë detyrë, Ergys Vjerdhon, edhe ky i fundit nën hetim nga SPAK për dyshime se është përfshirë në afera korruptive.

Vetë Berberi prej vitesh ka qenë shumë pranë ministres Balluku, si kur ishte drejtues i Prokurimeve në ALBCONTROL në vitet 2013-2019 e më pas edhe Këshilltar pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës apo drejtor i Agjencisë së Efiçencës së Energjisë, deri më Qershor 2021 kur kaloi në krye të Autoritetit të Rrugëve. Në gjithë këto poste Berberi është “kujdesur” që shumë fonde të shkojnë drejt kompanisë së tij private, “DAAM shpk”.

Për ata që njohin lidhjet brenda klaneve në PS, e dinë shumë mirë se Berberi është në të vërtetë krahu i djathtë i Ballukut dhe ai bën çfarë ti kërkojë shefja e tij. Jemi në prag të një lufte të ashpër të klanee në PS, të cilat tani po kulmojnë në burgosje të ushtarëve të atyre që pretendojnë të kenë dominim në këtë parti, ndërkohë që Rama i ka mbushur ditët e veta.

Lufta e ashpër në PS është mes lanit të Ballukut dhe Veliajt. Përpara se SPAK të arrestojë Berberin e Ballukut, hetuesit e pëfshirë në luftën mes laneve në PS arrestuan në dhjetor krahun e djathtë në Bashki të Veliak, Drejtorin e puneve publike, Taulant Tushe per ceshtjen e inceneratorit te Tiranes.
Arrestimi i Berberit të Ballukut është një hakmarrje e Veliajt ndaj Ballukut, të cilët po luftojnë për të asgjesuar njëri-tjetrin.
Ajo që të habit në këtë mes është loja që po lua SPAK në luftën politike brenda klaneve në PS.

About Krye Redaktor

Check Also

Wikipedia: Administrata e Presidentit Trump hoqi përcaktimin non grata për Berishën dhe familjen e tij

“Wikipedia” Më 19 maj 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi sanksione, si gruaja, djali dhe …