Alizoti: I biri i Kristaqit ta dijë se energjia e Berishës buron nga demokratët

Deputeti i PD, Tomor Alizoti, gjatë takimit me qytetarët në Has, tha se ta dijë mirë djali i Kristaqit, që është djalë blloku, se energjia e dr. Berishës, që është në arrest shtëpie, vjen nga demokratët.

“Shqipëria është vendi i të papunëve, është i vetmi vend që një baba merr beben e tij në krah, i hipën gomones dhe merr detin, vetëm për tu ushqyer. Ju e dini vetë se si jetoni në Has, jemi i vetmi popull në Ballkan, që nuk jeton, por mbijeton. Por kemi një Kryeministër që mbase është më i pasur se elita e Amerikës, mbase edhe më i pasur se Presidenti i SHBA”, tha Alizoti.

Ai tha se pushteti është hak, është amanet i atyre që sot janë të papunë, janë të paushqyer, megjithatë Ramës dhe shokëve të Ramës, ato që kanë marrë edhe gjysëm miliardi dhe bredhin nëpër botë, do t’I dalin ndonjë ditë para syve.

“Shqipëria do të bëhet kur të ketë më shumë njerëz të ndershëm dhe njerëz të mirë”, tha Alizoti.

About Redaksia

Check Also

Goditje fatale ndaj regjimit teokratik iranian/ PD: Një lajm i mirë për popullin iranian dhe botën e lirë

Deklaratë e Partisë Demokratike Lajmet tashmë nga shumë burime konfirmojnë vrasjen e diktatorit mizor të …