Drejtuesit e Partisë Demokratike kanë zhvulluar një takim me qytetarët e Hasit ditën e sotme. Nga foltorja, nënkryetai i PD, Luçiano Boçi shprehu mirënjohjen ndaj qytetarëve hasjanë në rezultatet e zgjedhjeve të 14 majit ku dëshmuan se janë të pamposhtur ndaj regjimit, teksa deklaron se Partia Demokratike, bashkë me qytetarët, do të luftojnë deri në fund për të rrëzuar këtë qeveri autokrate.
“Kuptimi i fjalës Has është kryengritës i pabindur, rebel i panënshtruar dhe më shumë sesa vetë kuptimi i fjalës, sesa vetë profesor Çabej këtë gjë e keni treguar ju përgjatë këtyre viteve.
Ju jeni shembull frymëzimi në atë çka keni arritur dhe një pikë referimi e rëndësishme për çdo përballje dhe për çdo demokrat. Vijmë këtu në një terren ku demokracia e ka thënë fjalën e saj dhe njerëzit nuk janë mposhtur nga ky regjim. Beteja jonë nuk është thjeshtë për të sotmen, nuk është thjeshtë për pushtetin lokal. Beteja jonë është për të ardhmen e Hasit, për të ardhmen e Shqipërisë, për të ardhmen e risinë sonë prandaj ju ftojmë të gjithëve ta bëjmë bashkë betejën tonë kundër këtij regjimi”, tha Boçi.