Berisha: E shoqja e Arben Ahmetajt u mor e pandehur nga Dumani si hakmarrje pse foli kundër e Ramës!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, u shpreh se e shoqja e Arben Ahmetajt u mor e pandehur si hakmarrje për akuzat q ëish-zv.kryeministri lëshoi ndaj Edi Ramës.

Berisha tha se ajo u mor e pandehur me pretekstin se Mirel Mërtiri, apo nuk mbaj mend cili prej tyre, i paska paguar pllakat e kuzhinës dhe të banjos.

“A ka përqeshje më të madhe se kjo or miq?

Në një kohë kur 130 milionë euro janë zhdukur pa nam dhe nishan.

Dhe Damani me kriminelët e tjerë në SPAK, nuk guxon të marrë të pandehur Erion Veliajn që ka firmosur kontratën, ka firmosur ndryshimin e trajtimit të mbetjeve, ka firmosur se do raportojë çdo muaj për çdo situacion pune”, tha Berisha.

Miqtë e mi, dje kanë marrë të pandehur, të shoqen e Arben Ahmetajt si hakmarrje për akuzat që lëshoi mbi Edi Ramën.

Me pretekstin se Mirel Mërtiri, apo nuk mbaj mend cili prej tyre, i paska paguar pllakat e kuzhinës dhe të banjos.

A ka përqeshje më të madhe se kjo or miq?

Në një kohë kur 130 milionë euro janë zhdukur pa nam dhe nishan.

Dhe Damani me kriminelët e tjerë në SPAK, nuk guxon të marrë të pandehur Erion Veliajn që ka firmosur kontratën, ka firmosur ndryshimin e trajtimit të mbetjeve, ka firmosur se do raportojë çdo muaj për çdo situacion pune.

Dhe në betimin e tij, në firmën e tij, janë zhdukur 130 milionë euro të djegësit të Tiranës.

Janë zhdukur në konton bankare të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, të cilët dhanë bonusin 8 pikë, një sipërmarrje që ekzistonte vetëm në kokën e tyre.

Por këta i mbron Dumani, i mbron Kraja, i mbrojnë këta kriminelë që nuk i ka pasur Shqipëria ndonjëherë.

Dhe mendojnë se do mashtrojnë ju, do mashtrojnë shqiptarët duke arrestuar Gorot dhe goro të tjerë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Altin “Troplini” u krenua se ka sekuestruar 60 milionë euro, kur 60 milionë euro i ka vetëm familja Xhafaj!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Altin “Troplini” u krenua se ka sekuestruar 60 …