Bardhi: Kur përmendet liria, qyteti i parë që të shkon ndërmend është Shkodra

Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e zhvilluar në Shkodër në nderim të martirëve të demokracisë të 2 Prillit 1991.

“Nderime për martirët që dhanë jetën për Shqipërinë. Përkujtojmë me mirënjohje dhe përulje martirët e demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka! 2 Prilli është masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri dhe për ne, një ditë reflektimi, kuraje dhe ndërgjegjësimi se për lirinë duhet të luftojmë çdo ditë.

Kur përmendet liria, qyteti i parë që të shkon ndër mend është Shkodra. Prandaj, nga Shkodra e në gjithë Shqipërinë do të duhet të mbrojmë lirinë dhe të punojmë për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë”, shkruan Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Komuniteti Myslyman nuk merr pjesë në iftarin e shtruar nga Rama

Eugen SHEHU FTARI… asht një vakt që ndahet me agjëruesit me skamnorët dhe me besimtarët. …