Nga Iva V.GRILLO
Kryeministrit, si fillim i doli “i pabesë” ministri i tij i preferuar- ai i rendit, pastaj disa ministra e sekretarë të afërt, më pas zëvendësi i tij -zvkryeministri i vendit… në fund duket se i ka dalë “i pabesë” edhe vëllai i vetëm…
Kryetarit të Tiranës i ka dalë “i pabesë” i gjithë stafi…
A ka vend në botë ku do të vazhdonin të rrinin në krye të shtetit “gjeneralë” të tillë?!
Duke parë shkallën e vjedhjes dhe nivelin e makutërisë mund të dalim vetëm në një përfundim: Rama dhe Veliaj kanë drejtuar si krerë organizatash kriminale duke llogaritur se drejtësinë e kanë dhe do ta kenë nën thundër…
Nuk ka asnjë arsye tjetër që mund të përligjë logjikisht këtë arrogancë në hajdutëri.
Ditët në vazhdim do të na tregojnë apo konfirmojnë deri në çfarë grade është e kapur “drejtësia e re”.