Harxhi: Tirana duhet të bëjë atë që ka bërë për Shqipërinë në vitin ‘90

Edith Harxhi, anëtare e Kryesisë së PD, gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, kërkoi dorëheqjen e Erion Veliajt si Kryebashkiak I Tiranës.

Harxhi tha se ka dalë për të bërë dy kujtesa: për të uruar shqiptarët për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, protagonist I së cilës është PD dhe Sali Berisha, si dhe 75-vjetorin e themelimit të Aleancës.

“I drejtohem qytetarëve të Tiranës dhe shqiptarëve. Jam nga Tirana, por kurrë nuk e kemi parë kryeqytetin në këtë gjendje që është sot, ky është një dhunim që kurrë s’ka ndodhur me këtë qytet. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës, që ashtu siç mbushën sheshin ‘Liria” në Qytetin Studenti në 1990, të mblidhen nesër para Bashkisë së Tiranës, për të shporrur përfundimisht Edi Ramën dhe eunukun e tij, Erion Veliaj”, tha Harxhi.

Sipas saj, Tirana duhet të bëjë atë që ka bërë për Shqipërinë, si në vitin 1990.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …