“Vetting”/ Armand Kullau
Me 11 shkurt 2024 kati i nëndheshëm i Urgjencës së re në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, u mbulua nga flakët pas zjarrit që shpërtheu në godinë. Shumica e pacientëve që ndodheshin në spital u evakuan për të shmangur asfiksimin. Një pjesë e tyre u dërguan me urgjencën në spitalin e Saukut dhe disa të tjerë u sistemuan në pavijone të tjera të QSUT-së.
Por Drita Hoxhallari është vetëm një nga ato qindra qytetarë që është përballur me përditshmërinë e mungesave te Onkologjiku, mungesa të cilat duhet t’i sigurojnë më pas në treg të zi me çmime të kripura.
Përveç barnave, mungesa tjetër është ajo e disa aparateve për trajtimin e disa lloje tumoresh. Mosfunksionimi prej muajsh apo vitesh e disa aparateve shton një tjetër alarm të ngritur nga pacientët, të cilët çdo ditë do duhet të mendojnë se ku do duhet të gjejnë paratë për të përballuar sëmundjen që i gllabëron jo vetëm ditët por edhe çdo kursim.
Vetë mjekët pranojnë se, mungesa e barnave të kimioterapisë është një problem i rëndë, që ka pasoja fatale, duke shkuar në kufijtë e krimit, për shkak të pasojave fatale.
“Në rastin kur kimioterapia nuk jepet për shkakun se preparati nuk gjendet, mungon preparati i nevojshëm për të trajtuar atë formë kanceri, unë këtë e klasifikoj tek rrethanat dhe situatat kriminale sepse jeta e pacientit vendoset në rrezik serioz”,shprehet eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho.
Situata bëhet akoma më e rëndë për shumë nga pacientët me tumore, pasi disa nga barnat kushtojnë 300-500 euro, duke i vendosur ata drejtpërdrejt në rrezik për jetën.
“Kjo në njëfarë mënyre është vrasje e ngadaltë e qytetarëve, nga mungesa e shërbimit, nga mungesa e financimit, nga mungesa e trajtimit njerëzor të tyre”,shprehet Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i Qendrës Qytetare.