Afera me inceneratorët, kontrollohet banesa e pronares së “ Top Channel”

CNA dje raportoi nga burime zyrtare se Vjollca Hoxha ishte thirrur në SPAK dhe ishte pyetur në kuadër të dosjes 255/9, e cila është edhe dosja e inceneratorit të Tiranës.

Të njëjtat burime i thanë CNA-së se shtetasja Vjollca Hoxha është thirrur si person në dijeni në lidhje me çështjen e inceneratorëve, por nga ana tjetër, ndaj saj ka dhe një hetim në lidhje me ortakëritë dhe kompanitë që ajo ka pasur me shtetasin Mirel Mërtiri.

Zonja Hoxha rreth një javë më parë ka qenë në SPAK, ku është pyetur nga hetuesit në lidhje me çështjen e kompanisë “EM Capital Group” që ka blerë “Lori Caffe”. (Lexo këtu) Gjithashtu, është pyetur edhe për një tjetër kompani që zonja Hoxha kishte themeluar në ortakëri me shtetasen Stela Gugallja.

Kompanitë e Vjollca Hoxhës kanë pasur ortakëri me shtetasit Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja. Midis tyre ka pasur transaksione.

SPAK-u gjithashtu ka ndërmarrë edhe një kontroll në shtëpinë e shtetases Vjollca Hoxha, kontroll i kryer disa ditë më parë për të siguruar dokumente të mundshme, të dyshuara se mund t’i shërbejnë hetimit si prova në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Hetimet vazhdojnë dhe çështja e inceneratorëve pritet të shkojë shumë lart. Deri tani është arrestuar shtetasi Taulant Tusha, drejtor në Bashkinë e Tiranës dhe disa zyrtarë të tjerë.

Hetimet vazhdojnë edhe për disa drejtorë dhe deri në nivelet më të larta, ku dyshohet se shkon afera tek Erion Veliaj apo ministra të Edi Ramës, siç është rasti i Lefter Kokës, i cili ndodhet në burg dhe i dënuar për dy aferat e tjera të inceneratorëve, ato të Elbasanit dhe të Fierit, ndërsa për Tiranën nuk janë mbyllur ende hetimet për të pasur një vendim final dhe emrat e personave të përfshirë në këtë aferë, e cila zyrtarisht pranohet në vlerën prej 430 milionë eurosh, por në fakt me kontratën shtesë të dherave të firmosur nga zyrtarët e kryebashkiakut Erion Veliaj, afera shkon rreth 1 miliard euro./ CNA

About Krye Redaktor

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …