Veliaj thërritet në SPAK, do merret në pyetje për dy skandale

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka marrë një ditë më parë fletëthirrjen nga SPAK-u për t’u paraqitur dhe për t’u pyetur në lidhje me dy dosje famoze, e para ajo e inceneratorëve dhe e dyta dosja “5D”, të cilat kanë kulmuar me arrestimin e njerëzve të të gjithë komandës drejtuese të Bashkisë Tiranë.

CNA, nga burimet zyrtare, ka konfirmuar se Erion Veliaj është thirrur javën e shkuar për t’u paraqitur në SPAK, por arsyet shëndetësore, plasja e tëmthit pas arrestimit të drejtorëve, ka bërë që Veliajt t’i shtyhen paraqitjet. Një fletë e dytë thirrjeje ka shkuar te kryebashkiaku ditën e djeshme, duke caktuar javën e ardhshme si afat për të paraqitur dhe për t’u pyetur nga SPAK-u.

About Krye Redaktor

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …