Kalaja: Veliaj do ndërtojë kulla te toka e Teatrit, po pastrohen paratë e krimit!

Një nga përfaqësueset e Aleancës për Mbrojtjen e Tetarit Kombëtar, avokatja Adriana Kalaja është shprehur se protesta e thirrur nga kjo aleancë është në shërbim të kërkesës që i është bërë Bashkisë së Tiranës për informacion mbi projektin e Teatrit dhe skandalin e vjedhjeve të taksave të qytetarëve tonë.

Kalaja ka theksuar se, projekti për Tetarin është vënë në zbatim përpara tre ditësh edhe pse në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese. Sipas saj, projekti nuk bëhet publik pasi aty do të ndërtohet pallate shumëkatëshe

“Ne si Aleancë kemi organizuar protestën, na është konfirmuar nga Policia e Shtetit dhe Veliaj në kundërshtim me ligjin nuk pranon të japë projektin për Teatrin Kombëtar.

Sot e kësaj dite ai ka filluar punimet në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Me çdo kusht ne do të kërkojmë informacion pasi na e jep ligji dhe Kushtetuta. Kësaj nismës tonë janë bashkuar dhe këshilltarët e opozitës dhe kanë që në vitin 2023 që kërkojnë informacion për projektin e Teatrit.

Refuzimi ka vetëm një justifikim, se aty do të ketë kulla për pastrimin e parave dhe jo Teatër”, tha Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …