Malltezi: Nuk ka asnjë bazë që të mbaheshin në sekuestro pasuritë!

Argita Malltezi në Ditari në A2CNN, komentoi dhe vendimin e Gjykatës së Lartë që la në fuqi mbajtjen nën sekuestro të 20 pasurive të bashkëshortit të saj.

Vajza e kryetarit të PD, Sali Berisha tha se, në këtë vendim janë sekuestruar dhe prona të krijuara më herët zhvillimit të ish-kompleksit Partizani, teksa lëshoi akuza dhe për gjyqtarin Bino, i cili sipas tij nuk

“Nuk ka asnjë bazë që të mbaheshin në sekuestro pasuritë. Pasi nuk janë vendosur jo vetëm prona të zhvillimit të ish klubit Partizani, por edhe prona të blera më herët. Në kolegj është një gjyqtar që gjithë jetën e kam dëgjuar si prototipin e skalionit të barrikadave të së majtës, Sokol Bino, i cili ka bërë një leksion për studentët e magjistraturës ku sqaron në mënyrë perfekte elementët e veprës së korrupsionit dhe ne e kemi përdorur prezantimin e tij për të parashtruar të gjitha kërkesat tona në rekurse në gjykatën e lartë si për masën e sigurisë si për sekuestron dhe njeriu pret që atë kur një intelektual e thonë kur nuk ka një presion politik ta thotë dhe në proces gjyqësor”, u shpreh Malltezi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …