Teliti: Veliaj mbylli bashkinë dhe po ha drekën e të 7-ave të vdekjes së tij politike

Anëtari i këshillit bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, në fjalën e tij në protestë, tha se zinxhirët e vetëm që do të shikoni në ditët në vijim do të jenë zinxhirët që ju hidhen drejtorëve dhe drejtuesit të drejtorëve, Veliajt.

Teliti shprehet se Veliaj ka mbyllur bashkinë me zinxhir dhe ka shkuar të hajë drekën e të shtatave të vdekjes së tij politike.

“Jemi këtu sot ditë të premte dhe në vend që dyert të bashkisë të jenë të hapura iu kanë vendosur zinxhir. Ju jap fjalën që zinxhirët e vetëm që do të shikoni në ditët në vijim do të jenë zinxhirët që ju hidhen drejtorëve dhe drejtuesit të drejtorëve, Veliajt.

Ata kanë abuzuar dhe abuzojnë me taksat dhe paratë tonë, me qindra milionë euro me inceneratorin e Tiranës i vjedhin me tenderat dhe sot nuk kanë guximin të përballet  me qytetarët dhe anëtarët e këshillit bashkiak.

Kanë mbyllur bashkinë me zinxhir dhe ka shkuar të hajë drekë, çfarë dreke po han ai drekën e  të shtatave të vdekjes së tij politike. Mjaft më me vjedhje dhe korrupsion ka shkuar atje ku nuk mban më për njerëzit dhe sipërmarrësit. Ky nuk quhet më qytet pasi nuk ka as kushtet më minimale të jetës”, tha Teliti.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …