Në seancën plenare që pritet të mbahet të enjtën, 11 prill, Kuvendi do të vendosë nëse çështja e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka do i kalojë ose jo Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim.
Deklartata e Gazment Bardhit
Kushtetuta thotë, kur 1/10 e deputetëve ngrejnë në mocion sa i takon papajtueshmërisë se mandatit të një deputeti, Kuvendi është i detyruar ta dërgojë cështjen për shqyrtim në themel në Kushtetuese.
Këtë ka thënë edhe Gjykata, edhe në vendimin për mandatin e Xhackës, duke konstatuar se zvarritja e vendimit, ishte një mbrojtje politike në kundërshtim me kushtetutën që mazhoranca i kishte bërë Xhackës.
Qëndrimi i mazhorancës sot hedh në erë parimet e shtetit ligjor. Perimi se Kushtetuesja nuk detyron dot deputetët në vendimmarrjen e tyre, është rrëzimi më i rëndë që është ndarjes së pushteteve dhe faktit që i vetmi autoritet kushtetues që i imponohet Kuvendit dhe deputetëve është Gjykata Kushtetuese.
Jam këtu për të sqaruar publikun mbi strategjinë e mazhorancës në këtë cështje dhe së dyti për të denoncuar mbrojtjen politike që Rama po i bën Xhaçkës.
Kur votohet për Portin e Durrësit, apo për t’i dhënë para oligarkëve këta kanë disiplinë në grup, ndërsa në këtë rast kanë vendosur që deputetët të jenë të lirë të votojnë.
Ky është rasti i vetëm kur asnjë deputet nuk mund të votojë sic ai mendon, sepse është Kushtetuesja që na e dikton.
Nuk patën guxim as të merrnin vendim. Nuk ka dhënë sinjal Rama se cfarë do të bëhet dhe nuk u kuptua se çfarë do të vendosin.
Kam një apel për partnerët ndërkombëtar që kanë çuar përpara Reformën në Drejtësi, nëse Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2024 do të vinte në diskutim vendimet e Kushtetueses, atëherë nuk mund të flitet për drejtësi të re, por jemi kthyer në drejtësinë e para 40 viteve.
I kërkoj të monitorojnë atë që ka ndodhur në 1 vit e 3 muaj dhe në atë që po përgatitet për të zbatuar.
Gazeta RD