Veliaj dhe Rama, hiqni duart nga Tirana!

Nga Alba KEPI

Për organizim e organizatë betohen veç mafiozët e masonët.

Tirana nuk është e juaja.
Tirana nuk është organizata juaj!

Tirana është qyteti i banorëve, është Kryeqyteti i shqiptarëve.

Veliaj e Rama hiqni duart nga Tirana.

Hiqni duart nga pronat e qytetarêve, nga toka e autoktonëve, nga trashëgimia historike e banorëve, nga pasuria e burimeve natyrore që i ka fal Zoti, hiqni dorë nga arti e kultura e këtij qyteti.

Veliaj e Rama jeni zhveshur lakuriq de facto e de juro nga krimet që i keni bërë Tiranës!
Jeni zhveshur lakuriq me fjalët tuaja e me skandalet që keni gatuar.

Ju e quani organizatë punën tuaj në këtë qytet.
Keni pohuar të vërtetat tuaja!

Jeni zhveshur lakuriq de facto e de juro si kryeanëtarë të një organizate të strukturuar që kontrollon me dhunë këtë qytet!

Jeni like a Mafia!

Organizatë janë institucionet që ju drejtoni; organizatë korruptive, klienteliste, favoriste, mafioze o kriminale shpejt do zyrtarizohet emri ligjor i tyre.

Por Tirana nuk është organizatë e as organizim i juaji!
Ju e pohoni se e keni trajtuar si të tillë e përballë lakuriqësisë suaj, drejtësia duhet të kthej kokën nga ana tjetër?
Pse?
Sepse organizata juaj kêrkon heshtjen, indiferencën, gojën e mbyllur si një kod mafia?!
Për organizim e organizatë betohen vec mafiozët e masonët.

Tirana është qëndra urbane 4 shekullore shqiptare që shteti, qeverisja, institucionet duhet t’i garantonin ligjshmërinë, sigurinë, historinë, kukturën, artin, memorien, vlerën.
Por qeverisja e shtet juaj ka tre mandate që nuk ia garanton.

Veliaj e Rama jeni nudo n’bash Tiranës në krimet tuaja në këtë qytet!

Shtetarët, qeveritarët, politikanët flasin për komb, shtet e qytet, ndërsa ju bëheni garantista të një organizate.
Dhe partiakët flasin pêr idelogji e parime por ju vazhdoni të ligjëroni në emër të organizatës.
Për organizim e organizatë betohen vec mafiozët e masonët.

Shumë fakte e dosje po thêrrasin se jeni lakuriq e kush nuk e sheh është skllav i heshtjes, i kodit mafioz të organizatës tuaj!

About Redaksia

Check Also

Patriot shqiptar?!

Nga Redin HAFIZI Në Shqipëri edhe patriotizmi ka ndryshuar thelbin dhe është kthyer nga ndjenjë …