Boçi: Revanshi komunist ka trokitur në portë, të ngrihemi të përmbysim narko-diktaturën e Edi Ramës

Gjatë takimit me demokratët në Rrëshen, nënkryetari i PD, Luçiano Boçi tha se, Mirditën nuk e gjunjëzoi as otomani, as serbi, as regjimi komunist dhe as Rilindja, që ia përplaset me fitoren në zgjedhjet e 14 majit.

Boçi tha se, revanshi komunist ka trokitur tashmë në portë, ndërsa pluralizmi është mbytur.

“Kjo kohë kërkon angazhimin e secilit prej nesh si qytetar, sepse Edi Rama ka ndërtuar mbi dramat e shqiptarëve, perandorinë e vet dhe fronin e vet, nga ku krekoset në para e luks.

Jeta sot është mozaik dramash, dramë të jesh fëmijë, dramë të jesh i ri, dramë të jesh i aftë për punë, dramë të jesh në fundin e jetës, dhe këtë dramë ne duhet ta përmbysim, ne duhet të përmbysim dhe shkërmoqim regjimin narko-diktaturë dhe fronet e Edi Ramës”, tha Boçi.

About Redaksia

Check Also

Apeli legjitimoi kontrollet te “Harabeli”, gruaja e Veliajt bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka bërë rekurs në Gjykatën e …