Gazment Bardhi rikthen në Grupin Parlamentar të PD të gjithë deputetet e përjashtuar nga Lulzim Basha.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla njoftoi në nisje të seancës së sotme plenare se grupi parlamentar i PD ka votuar në mbledhjen e datës 3 prill, revokimin e të gjitha masave disiplinore të ndërmarra ndaj deputetëve demokratë gjatë kësaj legjislature.
Kërkesa për shtimin në grupin parlamentar të PD, të deputetëve të përjashtuar është dërguar nga kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi.
“Ju njoftoj se grupi parlamentar i Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 3 prill 2024 kanë vendosur revokimin e të gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj legjislature”, tha Nikolla.
DEPUTETET E PERJASHTUAR NGA BASHA QE RIKTHEHEN
1.Greta Bardeli
2.Ina Zhupa
3.Isuf Çela
4.Asllan Dogjani
5.Bujar Leskaj
6.Edi Paloka
7.Kastriot Piroli
8.Lindita Metaliaj
9.Ludovik Hasanaj
10.Sorina Koti
11.Tomorr Alizoti