Spaho: Pozicionimi i deputetëve nuk përcaktohet nga përjashtimet enveriste të Bashës apo përgjimet e Alibeajt

Deputeti i PD, Edmond Spaho, në fjalën e tij në seancën në Kuvend, u shpreh se pozicionimi i deputetëve nuk përcaktohet nga përjashtimet enveriste të Lulzim Bashës apo përgjimet e Enkelejd Alibeajt. Ai tha se një gjë e tillë përcaktohet nga ligji.

“Në lidhje me përkatësinë e deputetëve në grupet parlamentare. Ka ardhur koha t’i japim fund profkave. Nuk duhet të gënjejmë qytetarët, është një çështje që e keni në rendin e ditës. Pozicionimi i deputetëve nuk përcaktohet nga përjashtimet enveriste të Lulzim Bashës apo përgjimet e Enkelejd Alibeajt, përcaktohen në bazë të ligjit”, tha Spaho.

About Redaksia

Check Also

Aurela Gaçe mbështet protestat/ Ky vend do të shpëtojë. Kam qenë çdo ditë në protestë

Këngëtarja Aurela Gaçe ka publikuar albumin e saj të ri me 10 këngë, të titulluar …