Olsi te “Xibraka”/ Zhupa: Kërkojmë interpelancë me kryeministrin Edi Rama

Deputetja Ina Zhupa kërkoi që në seancën e sotme të futet në rend dite për diskutim çështja për të cilën grupi i PD kërkoi më parë interpelancë me kryeministrin Edi Rama.

‘Nëse maxhoranca kërkon që kohë për t’i përgatiur kuzhinën dhe temat Endri Fugës, duhet të mbajmë një qëndrim, bëhet fjalë për gjëra sensitive, që lidhen me rëndësinë që ka procesi i integrimit. Pavarësisht nëse përmendet emri i Ramës apo jo’, u shpreh Zhupa.

Pjesë nga diskutimi

Zhupa: Grupi i PD kërkoi interpelancë me kryeministrin që e mori si çështje personale, e mirkuptojmë, nuk pranoi interpelancën. Grupi i PD ka depozituar mocion me debat. Kam 2 sugjerime. Bëhet fjalë për çështje të interesit publik si trafikimi i narkotikëve dhe marrëdhënia e policisë me SPAK.

Nikolla i ndërpret fjalën.

Bardhi: Nuk është etike t’i ndërpritet fjala kolegëve kur flasin për procedurë. Nuk ka dakordësi për mosdikutim. Ligji që citoni flet për kush prezanton raportin, ndërsa për çështjet e rendit të ditës ka diskutim. Ky parlament nuk e ka për herë të parë këtë procedurë.

Zhupa: Propozoj që ta votojmë dhe ta fusim në rend të ditës për ta diskutuar sot. Nëse maxhoranca kërkon që kohë për t’i përgatiur kuzhinën dhe temat Endri Fugës, duhet të mbajmë një qëndrim, bëhet fjalë për gjëra sensitive, që lidhen me rëndësinë që ka procesi i integrimit. Pavarësisht nëse përmendet emri i Ramës apo jo. Çështja e dytë ka të bëjë me komisionin e dezinformimit. Ai nuk duhet të kalojë në mënyrë të njëanshme.

About Redaksia

Check Also

Meta: Dumani në shërbim skllavërues ndaj Ramës!

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e …