Teksa sot pritet të votohet në Kuvend për mandatin e Olta Xhaçkës, deputetja socialiste ka hedhur poshtë. Në fjalën e saj në Kuvend, Xhaçka tha se familja e saj dhe bashkëshorti, Artan Gaçi nuk kanë përfituar asgjë, duke thënë se akuzat janë shpifje.
Xhaçka tha se kompania e Gaçit ka marrë statusin e investitorit strategjik njësoj si shumë investitorë të tjerë, ndërsa tha se nuk ka pasur asnjë shkelje. Xhaçka tha se Kuvendi s’ka çfarë të votojë sot, pasi Gjykata Kushtetuese e ka thënë se nuk është në konflikt interesi.
Xhaçka tha se Gaçi ishte biznesmen para se të bëhej deputet dhe pasi u largua nga politika u kthye sërish në botën e biznesit.