Spaho: Pozicionimi i deputetëve nuk përcaktohet nga përjashtimet enveriste të Bashës apo përgjimet e Alibeajt

Deputeti i PD, Edmond Spaho, në fjalën e tij në seancën në Kuvend, u shpreh se pozicionimi i deputetëve nuk përcaktohet nga përjashtimet enveriste të Lulzim Bashës apo përgjimet e Enkelejd Alibeajt. Ai tha se një gjë e tillë përcaktohet nga ligji.

“Në lidhje me përkatësinë e deputetëve në grupet parlamentare. Ka ardhur koha t’i japim fund profkave. Nuk duhet të gënjejmë qytetarët, është një çështje që e keni në rendin e ditës. Pozicionimi i deputetëve nuk përcaktohet nga përjashtimet enveriste të Lulzim Bashës apo përgjimet e Enkelejd Alibeajt, përcaktohen në bazë të ligjit”, tha Spaho.

About Redaksia

Check Also

AFET ka paraqitur shqetësimet e opozitës shqiptare në Parlamentin Evropian, edhe socialistët evropianë janë ndërgjegjësuar

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, shqetësimet e opozitës shqiptare janë reflektuar në raportin …