Muça mbron Taulant Ballën: S’më ka urdhëruar askush për të marrë të dhënat e TIMS

Drejtori i Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit, Ervin Muça ka mohuar akuzat në lidhje me ndërhyrjen në sistemin TIMS. Kështu ai është munduar të mbrojë shefin e tij Taulant Balla.

Muça sapo ka hyrë në ambientet e gjykatës ku do t’i njoftohet edhe masa e sigurisë.

“Kam bërë detyrën, s’kam kryer asnjë shkelje, skam kopjuar asnjë te dhënë, deklarohem i pafajshëm, lëreni drejtësinë të bëjë pune e saj, deklarohem i pafajshëm, nuk ka lidhje kodi i punonjësit kam vepruar sipas procedurës, nuk me ka kërkuar askush asgjë”, iu përgjigj ai pyetjeve të gazetarëve ndërkohë që hynte në ambientet e gjykatës.

About Redaksia

Check Also

“Arrestoni Ramën”, “Arrestoni Ballukun”/ Të rinjtë protestojnë te SPAK-u

Një tjetër grup protestuesish janë mbledhur para SPAK, ku kanë kërkuar që ky institucion të …