Muçollari: Me Erion Veliajn kryebashkiak Tirana e ka ulur gjelbërimin dhe ka rritur betonizimin e qytetit

DELKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, GRIGELS MUÇOLLARI:

Tirana jonë, që Erion Veliaj thotë se e ka rrethuar me pyll orbital, është qyteti me uljen më drastike të gjelbërimit në Ballkan. Sipas një raporti të sapodalë të Bankës Botërore, Beogradi, Shkupi, Sarajeva dhe Prishtina e rritën sipërfaqen e gjelbër në këto vite, kurse Tirana e pakësoi.

Matja është bërë në periudhën 2015-2020, pikërisht në kohën kur Veliaj mori detyrën e kryebashkiakut. Po të përllogarisësh dhe të shohësh se çfarë ka ndodhur me qytetin, dhe si është betonizuar qendra e periferia, në mandatin e dytë e këndej, Tirana në raportin e radhës do të jetë shumë më keq.

Tirana, sa i takon gjelbërimit dhe politikave mjedisore të shtimit të tij, renditet në një rang me Tetovën në Maqedoni dhe Prizrenin në Kosovë, qytete shumë më të vogla dhe të rangut të dytë apo të tretë. Pra, sa i takon gjelbërimit, një prej treguesve të cilësisë së jetës në një qytet, Tirana është një qytet provincial.

Banka Botërore vëren me shqetësim se politikat e ndjekura kanë rritur ndotjen dhe sëmundshmërinë në qytetet që kanë pakësuar sipërfaqen e gjelbëruar.

Në raportin rajonal, Tirana renditet me përkeqësimin më të madh dhe nivelin më të lartë të përqendrimit në ajër të grimcave të rrezikshme.

Kjo për shkak të reduktimit gjithnjë e më shumë të hapësirave të gjelbra dhe zëvendësimit të tyre me beton.

Ky studim i BB tregon se ‘pylli orbital’ apo mbjelljet e pemëve me regji, janë propagandë, janë hi syve dhe blozë mushkërive.

Artistët dhe personazhet publikë që dalin në foto me Lalin duke mbjellë pemë Instagrami, duhet ta kenë kuptuar tani se janë vetëm marioneta në një teatër kukullash. Të përdorur ose të blerë nga lali ata i bashkohen përpunimit të gënjeshtrave publike të tij. Ashtu si Veliaj ata dalin kundër qytetit dhe qytetarëve.

Tirana nuk është ajo që thotë propaganda, por çka deklarojnë studimet e brendshme apo të huaja. Një qytet me parametra mjeranë të cilësisë së jetës.

Gjithmonë nëse me cilësi jete nuk kuptojmë baret dhe jetën e natës, por ajrin, mjedisin, ujin, trafikun, gjelbërimin etj.

Përse Erjon Veliaj mendon se qytetarët e Tiranës meritojnë qytetin më pak të gjelbëruar dhe më të ndotur në Ballkan?

Përse Erjon Veliaj mendon se qytetarët e Tiranës duhet të jetojnë në një qytet që shton sëmundjet për shkak të lakminë se tij për kulla e beton?

Qytetarët e Tiranës meritojnë gjelbërim e ajër të pastër. Meritojnë një Bashki e kryetar bashkie që nuk vjedh taksat e tyre, një kryetar Bashkie që nuk krijon kompani 5D për t’i grabitur.

Erion, dorëheqja është e vetmja rrugë që i hap rrugë përmirësimit të qytetit, i jep fund betonizimit, shpëton mushkëritë e banorëve dhe e kthen bashkinë te qytetarët.

I ftojmë qytetarët e Tiranës ta kërkojnë të drejtën e tyre në protestën masive të premten tjetër, kundër korrupsionit e keqadministrimit të qytetit.

O sot o kurrë!

About Redaksia

Check Also

Macron humbet shumicën në Parlament, e majta ekstreme del e para, Marine Le Pen del e treta

Një koalicion i majtë që u bë bashkë papritur përpara zgjedhjeve të parakohshme në Francë, …