Boçi: Basha dhe Aliabej janë vetëpërjashtuar, deputetët e tjerë janë të pranuar në PD

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi tha në MCN se, veç Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt, të cilët janë vetëpërjashtuar me veprimet që kanë bërë, të gjithë deputetët e tjerë demokratë janë të pranuar në Partinë Demokratike. Në lidhje me diskutimet për reofrmln zgjedhore, Boçi tha se, PD kërkon ndryshimin e sistemit dhe të kodit zgjedhor në raport me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

“Hapja e një partie nuk është veprim fizik i hapjes së një dere, apo veprim politik i thjeshtë që ti i jep një detyre dikujt që para ca kohësh ka qenë zë kundërshtues. Hapja është thirrja e gjithë njerëzve që duan ndryshimin, që duan të jenë të përfaqësuar dhe duan të përfaqësojnë. Nuk duhet gjykuar kush e mori detyrën, X apo Y apo si duhet të merren, janë vendime në bazë të statutit. Ka dhe kundërshti është normale, por nuk duhet të vihen para togës së pushkatimit si vendime që e kanë mbyllur partinë. Kanë realizuar procesin e bashkimit që vazhdon. Basha është i sforcuar në deklarata dhe kur kërkon të përpiqet të shfaqet si politikan i formuar dhe si qytetar.

Ne duam edhe ndryshimin e sistemit, edhe ndryshimet e kodit zgjedhor në raport me rekomandimet e OSBE. Nëse ndryshimet janë reale, atëherë dhe unë do e pranojë me shumë arsyetim një rezultat që nuk i përshtatetet dëshirave të mia”, tha Luçiano Boçi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …