Meta: SPAK vegël e Edi Ramës, izolon Sali Berishën për të shkatërruar opozitën!

“Edi Rama e bleu Lulzim Bashën dhe e futi në xhep dhe Lulzim Basha mashtroi këto të mitë dhe dogjën mandatet. Këta për tërë natën mblodhën 250 dorëheqje, që e bënë në mënyrën më anti-kushtetuese, pasi duhej që dorëheqja të firmosej nga kryetarja e Kuvendit dhe jo nga një Sekretare aty”, tha Ilir Meta në emisionin “Opinion”.

Meta u shpreh se SPAK-u tarrallaku nuk e sekuestron dot Partinë e Lirisë.

“Se si flas unë për ata e dinë shumë mirë, sepse më përgjojnë telefonin. Altin Dumani ka përmendur tre herë emrin tim, ai është një mbrojtës i pandëshkueshmërisë së Edi Ramës.

Atij i dridhet goja, ai duhet të japë dorëheqjen për atë deklaratën idiote kur thotë “afërmendsh gjykata do vendosë atë që kërkon Prokuroria”. Ky është një bandit, ky ka një mentalitet policesk.

Ata mund të marrin të pandehur edhe Sashën, macen e familjes.

Ata të bëjnë çfarë të duan, në rast se Prokuroria nuk vepron ndaj denoncimit që kemi bërë kohët e fundit, SPAK është organizatë politike, që merret me Sali Berishën për të shkatërruar opozitën e djathtë. Që merret me Ilir Metën për llogari të krimit të organizuar, kur koka e krimit të organizuar është vetë Edi Rama”, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

Berisha për “Antena3 CNN”: Balla mik me Coldea, Agaçi ka firmosur kontratën që Coldea të jetë këshilltar i Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili një javë më parë zbuloi se ish-deputeti …