Deklarata/Dumani është takuar me McGonigal, Meta, mesazh Ramës: Edi do të këmbehesh me Fredin

Kreu i PL, Ilir Meta ka bërë sonte deklaratën e fortë ku ka denoncuar takimin e Dumanit me McGonigal. Meta po ashtu i ka dhënë një mesazh direkt Ramës duke i paralajmëruar burguan. “Edi do të këmbehesh me Feedin” ishte meazhi i Metës duke lënë të kuptohet burgun ku ndodhet Fredi Beleri.

Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, tha në emisionin ‘Opinion’ se SPAK ka nisur hetime pas një takimi që Altin Dumani ka pasur me McGonigalin e Edi Ramës.

“Kur ka nisur hetimi? Në 2019-ën, kur unë luftojë për Gjykatën Kushtetuese. Amerikanët e Edi Ramës unë i kap nga veshi dhe i kap”, tha Meta në ‘Opinion’.

Meta tha se hetimet u bënë në dhjetor 2019 sepse donin të më mbanin nën presion në betejën time për Gjykatën Kushtetuese.

“SPAK-un e kam edhe unë nën hetim. Kam votuar reformën në drejtësi, kam votuar që Prokurori i Përgjithshëm të mos zgjidhej me 69 vota”, tha Meta.

Kreu i PL-së tha se SPAK është në shërbim kriminal të Edi Ramës. “SPAK bën sikur arreston drejtorët për të shpëtuar Kryebashkiakun e Tiranës. SPAK nuk ka kurajo të tregojë se ku janë 60 mln dollarët që ka thënë Arben Ahmetaj”, tha Meta.

Sipas tij, SPAK mendon se me këto presion mendon se do të frenojë Ilir Metën.

“Kujton se do të marrin peng Partinë e Lirisë, sepse kjo i duhet Edi Ramës, siç morri peng vulën dhe logon e PD-së me logo gjykatash. Edhe unë e hetoj Dumanin për veprimtari politike. Sepse është ky person që nuk ka kurajo ti vërë hekurat Edi Ramës për inceneratorët apo Erjon Veliajn”, tha Meta.

About Krye Redaktor

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …