Është mbajtur mbledhja e radhës e Konferencës së Kryetarëve, ku PD ka kërkuar mocion me debat për çështjen e trafikut të drogës.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi kërkoi mocion për çështjen e trafikut të lëndëve narkotike.
Bledi Çuçi: S’kemi si te vendosim sot një datë për mocionin, kur mendojmë se ky mocoion s’duhet zhvilluar fare pasi janë cështje të stër-ezauruara. Nga mënyra si eshte parashtruar kerkesa s’ka vend fare per mocion. Kerkesa e opozites lidhet me ceshtje qe jane gjykuar nga drejtesia madje edhe me vendime të formës se prerë, qe jane ezauruar edhe ne debatet parlamentare dhe komisionet hetimore parlamentare. Nuk mund te ulemi sot te flasim per daten e një mocioni.