Berisha: Dumani u foli KLP-istëve sikur ta kishte nxjerrë Araniti nga hunda!

Në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, kryetrari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar KLP-në dhe Altin Dumanin. Berisha tha se, Amant Josifi u vodhi mbi 2 miliardë euro qytetarëve europianë dhe Dumani nuk lëshoi urdhër arresti.

“Na thoni këtu o KLP-arë apo KLP-istë, a nuk ka vjedhur Amant Josifi mbi 2 miliardë euro qytetarëve europianë dhe Dumani juaj nuk lëshoi urdhër arresti?

Dhe Dumani juaj nuk pranoi të hetojë.

Kujt ia shisni këto mor?

A keni ju dinjitet? A keni ju integritet profesional? Nder detyre? Dhe dilni e lëshoni komunikata të shkruara në zyrat e kryeministrit, kryehajdutit të Shqipërisë.

U jepni përgjigje këtyre pyetjeve ju dhe ne t’u respektojmë, dhe ne të bëjmë vlerësimin tonë.

Po ju bëheni mburojë e Dumanëve sepse ju shpërbleheni.

U vjen në sallë dhe ju flet sikur ta kishte nxjerrë Araniti nga hunda.

Po pasqyra ju tradhton ju mor.

Shiheni dhe njëherë mbledhjen qesharake. U rrinte badigardi i tij dy metra i gjatë se mos ia preknit Dumanit.

Çfarë punonjësi jeni ju? Turp i dheut.

E premtja është zgjidhja, e premtja është dita, është zemërimi, është mjeti, revolta, është fitorja.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“U mbush kupa, Rama ik”! Protestuesit marshim masiv në rrugët e Tiranës

Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e Tiranës, ndërsa revolta qytetare kundër qeverisë së …